
Lidhja Demokratike e Kosovës ka dënuar ashpër plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë, raporton Gazeta10.
Zëdhënsja Politike e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se LDK fton institucionet e sigurisë që të kryejnë të gjitha hetimet e nevojshme.
Më tej, në njoftim LDK fton të gjithë qytetarët që ta ruajnë qetësinë.
LDK u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.
Këtu keni postimin e plotë:
“Lidhja Demokratike e Kosovës e dënon ashpër plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë. Ftojmë institucionet e sigurisë që të kryejnë të gjitha hetimet e nevojshme për rastin, të sjellin para drejtësisë autorin apo autorët e këtij akti; si dhe të angazhohen që raste të tilla të mos përsëriten më. Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, që të ruajnë qetësinë dhe t’u japin kohën e nevojshme organeve të rendit për të zbardhur rastin dhe për të informuar opinionin publik mbi këtë ngjarje.
Të plagosurve ju urojmë shërim të shpejtë!”, ka shkruar Halimi në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10