Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Vdes një burrë në Kamenicë pasi rrokulliset me traktor

Gazeta10
09 Janar 2023 - 8:56

Policia ka njoftuar se si pasojë e rrokullisjes së traktorit ka vdekur një burrë në Kamenicë dhe lëndime trupore ka pësuar djali i viktimës, raporton Gazeta10.

“VDEKJE AKSIDENTALE/Kamenicë 08.01.2023 – 16:35. Viktima mashkull kosovar dyshohet se derisa ka qenë duke drejtuar traktorin ka humbur kontrollin dhe është  rrokullisur me ç’rast i njëjti ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar ndërsa lëndime trupore ka pësuar  djali i tij viktima mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor.”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.