Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

MPJ e Kosovës e dënon sulmin ndaj autobusit në Serbi, ka disa fjalë për Vuçiqin

Gazeta10
09 January 2023 - 13:52

Zëvendësministrja e Jashtme e Kosovës, Liza Gashi ka reaguar ndaj sulmit me gurë ndaj një autobusi me udhëtarë nga Kosova në territorin e Serbisë.

Ajo ka thënë se “fatmirësisht askush nuk u lëndua dhe Kosova i dënon këto veprime që janë të bazuara mbi baza etnike ndaj qytetarëve të Kosovës dhe diasporës”.

“Është e qartë që regjimi i Vuçiqit dhe predikimi i tij për aggression ndaj shqiptarëve të Kosovës po gjen hapësirë për përshkallëzim edhe më të madh” ka thënë ajo.

Një ditë më herët u raportua se një autobus nga Kosova me udhëtarë në Serbi ishte sulmuar me gurë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.