
Joao Felix pritet të kalojë te Chelsea në formë huazimi.
Sipas raportimeve të fundit, Atletico Madridi dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për huazimin e futbollistit portugez.
Për huazimin e 23-vjeçarit, Chelsea do t’i paguajë Atleticos rreth 10 milionë euro.
Felix është pjesë e Atleticos që nga viti 2019, ku u transferua nga Benfica për shumën e 120 milionë eurove.
Felix kishte kërkuar largimin nga Atletico, pasi nuk po përshtatej në sistemin e lojës së ekipit madrilien.