Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Presidenti shqiptar refuzoi takimin, flasin nga LDK-ja për Gazetën 10: Qasje e pazakontë

Gazeta10
15 August 2022 - 17:19

Lidhja Dermokratike e Kosovës ka shprehur keqardhje për refuzimin e takimit nga Presidenti shqiptar, Bajram Begaj i cili aktualisht është duke qëndruar në vend në një vizitë zyrtare dy ditore, shkruan Gazeta10.

Në një përgjigje për Gazetën10, zëdhënësja politike e kësaj partie, Sibel Halimi ka thënë se Presidenti Begaj është i vetmi nga krerët shtetërorë të Shqipërisë që refuzon një takim të tillë më zyrtarë të kësaj partie.

“Për dallim nga krerët insitucional paraprak të Shqipërisë, Presidentët e shkuar, Kryeminisrin e tanishëm, e të tjerë kryeministra paraprak, Presidenti Begaj ka refuzuar të takojë LDK-në në selinë qëndrore të saj”, tha Halimi për Gazetën10.

Halimi madje e ka quajtur edhe mundësi të humbur takimin me të parin e Shqipërisë.

Ndonëse nuk e kuptojmë refuzimin e tillë dhe shprehim njëkohësisht habinë për një qasje të pazakontë, konsiderojmë si mundësi të humbur takimin me Presidentin Begaj; të cilit i urojmë suksese në përfaqësimin më dinjitoz të Republikës së Shqipërisë. LDK ka selinë e vet dhe ajo mbetet e hapur për çdo zyrtar të shtetit shqiptar – siç ka qenë përherë”, ka shtuar Halimi për Gazetën10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.