
Departamenti Amerikan i Shtetit ka dënuar deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq kundër ligjëruesit dhe analistit amerikan Edward Joseph, raporton Gazeta10.
Në reagimin e DASH thuhet se taktikat e shpifjeve nuk kanë vend në një shoqëri demokratike.
Më tej, thuhet se zërat e pavarur dhe organizatat e shoqërisë civile promovojnë llogaridhënie dhe transparencë.
“Taktikat e shpifjeve ndaj qytetarëve privatë, si ato që përdoren kundër @edëardpjoseph, nuk kanë vend në shoqëritë demokratike. Zërat e pavarur dhe organizatat e shoqërisë civile promovojnë llogaridhënien dhe transparencën. Ne vlerësojmë ata që ndërtojnë një shoqëri paqësore në Ballkanin Perëndimor” thuhet në reagimin e tyre në Twitter.
Në reagimin e tij, Edward Joseph, kishte thënë se presidenti i Serbisë e ka akuzuar atë si shpiun i shqiptarëve i cili merr shumë parash.
“Më 30 dhjetor, presidenti @avucic pretenduar me forcë në televizionin serb se jam agjent shqiptar, “duke marrë shumë para shqiptare”, vetëm një pjesë të të cilave e raportoj si të ardhura”, kishte shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter. / Gazeta10