Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: Qasja jonë është të jemi afër qytetarëve duke qenë afër komunave

Gazeta10
10 January 2023 - 11:18

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një tryeze të përbashkët me kryetarët e komunave që po zhvillohet aktulalisht ka thënë se qasja e qeverisë së tij është që të jenë afër qytetarëve duke qenë afër komunave, raporton Gazeta10.

Kurti ka thënë se për këtë duhet një intensifikim i bashkëpunimit ndërinstitucional.

“Qasja jonë si qeveri është që të jemi afër qytetarëve edhe duke qenë afër komunave, e për këtë na nevoitet intensifikimi i bashkëpunimit mes institucioneve tona”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka thënë se është i ahpur dhe i gatshëm për t’u angazhuar bashkarisht për progres demokratik, ekonomik dhe social.

“Si kryeministër i Republikës së Kosovës jam i hapur, i gatshmë të jem afër jush, me bashkëpunëtorët e mi që janë këtu sot, por edhe me gjithë kabinetin qeveritar, për tu angazhuar bashkarisht në progresin demokratik ekonomik e social të republikës”, ka thënë Kurti. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.