Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Bayern Munich nuk heq dorë nga Yann Sommer

Gazeta10
10 January 2023 - 13:50

Bayern Munich është në kërkim të transferimit të një porteri gjatë merkatos së janarit.

Numri 1 i ‘Bavarezëve’, Manuel Neuer, është lëduar dhe ka humbur komplet pjesën e mbetur të sezonit, teksa Bayerni është në kërkim të një zëvendësuesi të tij.

Emri më i lakuar gjatë kësaj merkatoje për tu transferuar te gjiganti gjermane ka qenë portieri zviceran, Yann Sommer.

Por, Borussia Monchengladbach po vazhdon të insistojë se Sommer nuk është në shitje dhe nuk do të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat gjermane, Bayerni nuk ka hequr ende dorë nga zvicerani dhe janë ende në negociata me Monchengladbach për transferimin e tij.

34-vjeçari është pjesë e Monchengladbach që nga viti 2014, dhe ka kontratë me klubin gjerman deri në fund të këtij sezoni.

Këtë edicion Sommer ka zhvilluar 10 paraqitje në Bundesligë, prej të cilave ka mbajtur tri herë portën e paprekur.

Përveç Sommerit, si opsion tjetër për portën e Bayernit raportohet të jenë Emiliano Martinez dhe Dominik Livakovic.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.