Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Newcastle United parakalon Chelsean dhe Barcelonën për Moukoko

Gazeta10
10 January 2023 - 17:25

Newcastle United ka bërë një ofertë mjaftë të madhe për të nënshkruar me talentin e Borussia Dortmundit, Youssoufa Moukoko, raporton Gazeta10.

Gjermani ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës, derisa pëlqehet nga Chelsea dhe Barcelona, skuadra të cilat po e vëzhgojnë situatën nga afër.

Dortmund shpreson gjithashtu t’ia rinovojë kontratën, por kjo situatë mund të ndryshojë pasi Newcastle United ka përgatitë një ofertë mjaftë të madhe.

Sipas “Evening Standard”, “qymyrxhinjtë” kanë bërë një ofertë prej 150 mijë funte në javë drejt lojtarit, nëse ky i fundit pranon t’iu bashkohet si agjent i lirë kur t’i skadojë kontrata në verë.

Newcastle tani është optimiste e madhe që do ta mposht Chelsean dhe Barcelonën për shërbimet e futbollistit.

Duke humbur vetëm një ndeshje këtë edicion, skuadra e Eddie Howe shihet si një ndër favoritët për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, ku momentalisht janë pozitë e tretë – nëntë pikë prapa Arsenalit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.