Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti tregon vendimet e Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e fundit

Gazeta10
11 January 2023 - 14:44

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar të gjitha vendimet e Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e fundit, raporton Gazeta10.

Ai ka përmendur ndarjen e mjeteve për librin e Ambasadorit Ëilliam Ëalker.

Më tej, ai ka përmendur zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji.

Tutje, ai ka treguar edhe për të gjitha Projektligjet që janë miratuar në disa fusha.

Këtu keni postimin e plotë:

“Nga mbledhja e 118-të me radhë, e para për këtë vit:

Në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut, ndamë mjete për librin e Ambasadorit Ëilliam Ëalker, rreth masakrës së 15 janarit 1999 dhe peshës historike të saj.

Për përballje me krizën energjetike, miratuam masa emergjente në furnizimin me energji, si dhe ndamë:

-24,6 milionë euro për përballje të ngritjes së mundshme të çmimit të energjisë elektrike;

– 5 milionë euro për subvencionimin e kursimit të energjisë elektrike nga konsumatorët.

Me Projektligjin për investime të qëndrueshme po vendosim një kornizë të re ligjore për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve.

Me qellim të rritjes së investimeve, miratuam Projektligjin për Parqet Industriale dhe Teknologjike.

Mbështetëm mbajtjen e Forumit të Investimeve, për promovimin e vendit tonë dhe investimeve nga Zvicra në Kosovë.

Miratuam Strategjinë e Transportit Multimodal për vitet 2023-2030, për ngritje të sigurisë së transportit dhe digjitalizimin e tij.

Ndamë 100 mijë euro për Kosovo American Education Fund (KAEF), për të vazhduar kontributin për të ardhmen e Kosovës, për studentët tanë.

Për t’i treguar botës historinë unike të sakrificës shqiptare në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit, ndamë 250 mijë euro për Fondacionin Shqiptaro-Amerikan në realizimin e projektit “Muri i Nderit” në Prishtinë.

Si dhe emëruam drejtorët e Bordit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Hidrodrini Sh. A. Pejë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.