Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

IKShPK me thirrje për përdorim të maskës në hapësirat publike

Gazeta10
11 January 2023 - 15:50

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka bërë thirrje për përdorim të maskës në hapësirat publike, raporton Gazeta10.

Në njoftim bëhet e thirrje që përpos bartjes së maskave qytetarët të vaksinohen.

Më tej, bëhet e ditur se së fundmi ka një rritje të rasteve të reja me COVID por ende pa ndonjë rast fatal.

Më tej, thuhet se IKSHPK është duke vazhduar punën në këtë drejtim.

Këtu keni postimin e plotë:

“Të nderuar qytetarë!

Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni!

Ju lutemi për kujdes të shtuar ndaj COVID-19!

Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia akoma nuk ka mbaruar.

Fillim viti ka shënuar rritje të rasteve të reja me COVID, por fatmirësisht nuk kemi te regjistruar asnjë rast fatal.

IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.

Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që të vaksinohen.

MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që rritja e rasteve me COVID-19 kërkon edhe masa parandaluese andaj duhet të të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse duke zbatuar vendimet e Qeverisë, duke bartur maska në të gjitha ambientet e mbyllura, distancë, higjienë, dezinfektues për duar në të gjitha institucionet publike e private dhe të vaksinohen kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.