
Në një intervistë të dhënë për Marca Vedat Muriqi foli gjërë e gjatë për jetën e tij por edhe për spekulimet që e lidhin atë me një largim nga Mallorca këtë merkato.
Ai ka mohuar zërat se do të largohet në këtë janar për shkak të ofertave nga klubet e njohura evropiane.
“Nuk kam menduar kurrë të dal. As në janar, 100% jo. Por është diçka që nuk është në dorën time sepse ndonjëherë vjen një skuadër që mund të pajtohet me Mallorca, që më thonë ‘ne të shesim’ dhe nuk mund të them asgjë. Kam një kontratë shumëvjeçare me Mallorca dhe nuk dua të largohem kurrë. Jam i lumtur këtu, edhe familja ime, po luaj dhe po kaloj mirë, mendoj dhe prandaj nuk kam menduar kurrë të largohem” ka thënë shkurt Vedat Muriqi.
Këtë sezon me Mallorcan Muriqi në 14 ndeshje ka realizuar 8 gola dhe ka dhuruar një asistim.