Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nehammer rikujton ndihmën e Kosovës dhënë Austrisë kur është përballur me sulm terrorist

Gazeta10
12 January 2023 - 14:41

Kancelari austriak, Karl Nehammer, ka një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka rikujtuar se Kosova menjëherë ka oftuar mbështetje pas sulmit terrorist në Vjenë, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se është në interes të të dyja vendeve që të luftojnë forcat radikale në dy shoqëritë.

“Në bashkëpunimin policor Kosova ka qenë një prej vendeve që menjëherë ka ofruar mbështetje pas sulmit terrorist në Vjenë. Ka pasur një marrëdhënie bashkëpunimi të forcave të sigurisë menjëherë pas kësaj sepse është në interes të dyja vendve që të luftojmë forcat radikale në shoqëritë tona”, ka thënë ai.

Më tej ai ka thënë se përpos sigurisë Kosova dhe Austria kanë zgjedhuar bashkëpunimin ekonomik.

“Po ashtu përtej sigurisë kemi zgjeruar bashkëpunimin ekonomik dhe po shpresojmë të vazhdojmë kështu”, ka thënë ai. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.