Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Çfarë shënimi la kryeministri Kurti në librin e protokollit gjatë vizitës zyrtare në Austri (foto)

Gazeta10
13 January 2023 - 14:35

Vizitat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Austri u shoqërua me vëmendje të madhe mediale por edhe me pritje të lartë shtetërore.

Në rreshtimin e Gardës austraiake, Kurti parakaloi së bashku me kancelarin austriak, për të zhvilluar më pas një takim kokë më kokë.

U fol për thellim të marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes dy vendeve në konferencën e përbashkët për shtyp, por edhe një sërë çështjesh tjera për dialogun dhe rajonin.

Sikurse e do protokolli, kryeministri la një shënim në librin e pritjeve me këto fjalë:

“Nder i madh të pritem nga Kancelari Nehammer. Gjithnjë falendërues për mbështetjen e Austrisë ndaj popullit dhe Republikës së Kosovës”.

Në fund të vizitës, kryeministri Kurti mbajti edhe një ligjeratë në Akademinë Diplomatike të Vjenës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.