Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Çeku: Dënimi i dytë për Serbinë nga FIFA, ankesa ishte bërë nga Federata e Futbollit të Kosovës

Gazeta10
13 January 2023 - 21:27

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka mirëpritur vendimin  e FIFA-së për dënimin e Serbisë pas ofendimeve ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, dy shqiptarëve që luajnë për kombëtaren e Zvicrës, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se kjo ankesë njejtë si ankesa në dënimin e parë ndaj Serbisë është bërë nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Më tej, ai ka thënë se shovenizmi serb nuk kalon.

“Urime”, ka shkruar në fund Çeku.

Këtu keni postimin e plotë:

“Dënimi i dytë për Serbinë nga FIFA. Shovinizmi serb nuk kalon.

Dënimi i parë para pak javësh për banerin skandaloz me thirrje për gjenocid. Dhe sot, dënimi i dytë për fyerjet e ekipit dhe tifozëve ndaj shqiptarëve. Të dy ankesat zyrtarisht të nisura nga Federata e Futbollit e Kosovës, me mbështetje të gjerë publike e institucionale.

Urime! Description: 🇽🇰Description: 💙”, ka shkruar Çeku në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.