Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dendias telefonon Kurtin: Folëm për krizën në veri dhe dialogun e Brukselit

Gazeta10
14 Janar 2023 - 11:02

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Dendias ka njoftuar se sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me të cilin kanë biseduar për zhvillimet e fundit në veri dhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. 

Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi zyrtar Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë. 

“Ministri i Jashtëm Nikos Dendias ka folur sot në mëngjes me kryeministrin kosovar, Albin Kurti. Diskutimet janë fokusuar në zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe për dialogun Prishtinë-Beograd”, thuhet në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.