
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka treguar kërkesat e Perëndimit për Serbinë ku përfshihet edhe Kosova, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se ndaj Serbisë po kërkohet që të bëhet diçka për Kosovën, për sanksionet ndaj Rusisë si dhe të heqet dorë nga Republika Srpska.
Më tej, ai ka thënë se pavarësisht këtyre, Serbia po mbijeton dhe po lulëzon.
Këtu keni postimin e plotë:
“Çdo ditë ata thonë se duhet të bëjmë diçka për Kosovën dhe Metohinë, duhet të bëjmë diçka për sanksionet kundër Rusisë, duhet të heqim dorë nga mbështetja për popullin tonë në Republika Srpska, dhe pavarësisht gjithçkaje, një vend i vogël liridashës në zemër të Evropës vazhdon të mbijetojë dhe të lulëzojë…”, ka shkruar presidenti Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram, shkruan Tanjug, trasnmeton Gazeta10.