Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Zgjedhet e RDK-së, Krasniqi njofton se Krenar Rrahmani është zgjedhur kryetari i ri në Rahovec

Gazeta10
14 January 2023 - 16:28

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se në zgjedhjet e Rinisë Demokratike të Kosovës kryetar i ri është zgjedhur Krenar Rrahmani, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se të rinjt ka energji për t’i vënë idetë në shërbim të shoqërisë.

Më tej, ai ka thënë se PDK përmes hapësirës së të rinjvë po mundëson që ky potencial të zhvillohet.

Këtu keni postimin e plotë:

“Djemtë dhe vajzat e Rahovecit, të mbledhur në Rininë Demokratike të Kosovës, sot zgjodhën kryetar të tyre Krenar Rrahmanin.

Energjia që kanë këta të rinj për t’i vënë idetë dhe aftësitë e tyre në shërbim të shoqërisë, është për t’u admiruar.

PDK, përmes hapësirës që ua ofron të rinjve, mundëson që ky potencial të zhvillohet drejt ndërtimit të së ardhmes që ata duan ta kenë në Kosovë.

Suksese Krenar!

#TiKiZa”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.