Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Solidarizim i shqiptarëve në Mitrovicën e Veriut për pastrimin vullnetar të rrugës te Kroi i Vitakut

Gazeta10
14 January 2023 - 19:01

Shqiptarët e Mitrovicës së Veriut, jo në pak raste janë solidariuar me njëri-tjetrin. Jo vetëm gjatë kohës së tensioneve e barrikadave, por edhe në kohën e motit të lig e temperaturave të ulta kur kishte nevojë.

Së fundi, ata kanë filluar mirëmbajtjen e rrugëve vullnetarisht duke angazhuar kompaninë e mirënjohur Arbotek për rregullimin e një pjese të shembur tek Kroi i Vitakut.

Skender Sadiku nga Iniciativa Qytetare e Mitrovicë kishte njoftuar për Kanal 10 se te Kroi i Vitakut në Mitrovicë të Veriut ishte intervenuar disa herë. 

Sipas tij, edhe nga pjesa veriore e Mitrovicës ka pasur lajme të mira.

“Ne jemi në një pjesë të qytetit duke e bërë pastrimin. Jemi duke ua bërë të mundshme të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie, që të mund të qarkullojnë lirshëm. Jemi në Kroin e Vitakut, ku ka filluar pastrimi i një pjese, ku ka qenë edhe rrezik të shembët, sepse ka pas shembje të rrugës”, kishte thënë Sadiku në këtë lidhje direkte për Kanal10.

Ai kiste thënë se jeta në qytetin e Mitrovicës së Veriut do të vazhdojë edhe në të ardhmen sipas nevojë pastrimi i rrugës për një qarkullim më të mirë të të gjithë qytetarëve aty./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.