Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti në Vjenë tregon historinë e vrasjes së vogëlushes së Kosovës nga Serbia

Gazeta10
14 January 2023 - 20:58

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Vjenë ka treguar një historin të vrasjes së një voglëlushes të Kosovës nga ana e Serbisë, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se e njejta është hedhur në një kamionë frigoriferi dhe është zhytur në Danub.

Më tej, Kurti ka thënë se ajo dhe të 1133 fëmijë e vrarë nga Serbia gjatë viteve 1998-99 do të kujtohen përgjithmonë.

Këtu keni postimin e plotë:  

“Historia e vogëlushes së vrarë në Kosovë nga Serbia, e hedhur në një kamion frigorifer dhe e zhytur në fund të Danubit, nuk do të harrohet kurrë. Do ta kujtojmë gjithmonë atë dhe 1133 fëmijët e vrarë nga Serbia gjatë viteve 1998-99”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Twitter. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.