Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Një person bie nga ndërtesa e QKUK-së në Prishtinë

Gazeta10
15 January 2023 - 11:19

Një person sot ka rënë nga ndërtesa e një reparti të spitalit të QKUK-së në Prishtinë dhe i njëjti ka pesuar lëndime trupore, raporton Gazeta10.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth 09:30, kemi pranuar informatën se në QKUK në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë (repart i spitalit) dhe i njëjti ka pësuar lëndime trupore. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkohë Ahmeti ka thënë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.