
Me fillim nga ora 22:10, në Kanal10 do të rikthehet emisioni “Kampionët” me tëmën më aktuale të sportit që ka të bëjë me Licencimin e Federatëssë Futbollit të Kosovës.
Temë kjo që ka zgjuar interesimin e sportadashësve për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet FFK-së dhe MKRS-së.
Të ftuar në studio për të diskuar rreth kësaj teme do të jenë: Daulina Osmani – zëvendësministre për Kulturë, Rini dhe Sport, Shashivar Haxhijaj – ish-sekretar i KOK-ut, Arianit Ahmet ish-zëvendës sekretar i FFK-së dhe Artan Osmani – drejtor gjenerat i FC Prishtinës.
Në lidhje të drejtpërdrejtë nga Gjermani në emission do të inkuadrohet Remzi Ejupi.