Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ten Hag e do Jurrien Timber te Unitedi

Gazeta10
16 January 2023 - 16:29

Manchester United po vazhdon që të vëzhgojë lojtarë të ndryshëm nga elita e futbollit holandez.

Që nga ardhja e teknikut Erik Ten Hag në krye të ‘Djajve të Kuq’, ai ka kërkuar transferimin e disa futbollitëve nga elita e futbollit holandez.

Antony e Tyrell Malacia erdhën te Unitedi në verë, ndërsa synimi tjetër i Unitedit, Cody Gakpo, gjatë këtij muaji kaloi te Liverpooli.

Unitedi vazhdon të monitorojë situatat e disa futbollistëve që luajnë në kampionatin holandez, dhe së fundmi kanë shprehur interesim për talentit e Ajaxit, Jurrien Timber.

Ten Hag ka punuar me mesfushorin e talentuar sa ishte pjesë e Ajaxit dhe i njeh mirë kualitetet e tij.

21-vjeçari po kalon në formë mjaft të mirë me Ajaxin dhe duket se po kalon sezonin e tij të fundit në Amsterdam, pasi shumë skuadra të mëdha kanë shprehur interesim për  të.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.