Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Tahiri: Kurti dëshmoi se ka një lexim të mbrapshtë të historisë politike të vendit

Gazeta10
17 January 2023 - 12:59

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për epitet që i ka dhënë ish-politikanit serb Oliver Ivanoviq, i cili dyshohet për krime lufte, raporton Gazeta10.

Në profilin e tij në “Facebok”, ai ka shkruar se me ato cilësime kryeministri Kurti ka dëshmuar se ka një lexim krejt të ndryshëm e të mbrapshtë të historisë politike të vendit.

“Albin Kurti përkujtoi dje Oliver Ivanoviçin, me epitete që për të mos thënë ndryshe, përfundimisht nuk i paska ditur askush tjetër përveç tij. Me këtë rast, Kryeministri dje iu dëshmoi qytetarëve të Kosovës se ai ka një lexim krejt të ndryshëm e të mbrapshtë të historisë politike të vendit, ndryshe nga populli, ndryshe nga e vërteta. Një kryeministër që ka lexim të mbrapshtë të historisë, nuk është kurrfarë garancie se mund të arrijë diçka historike. Krejt përkundrazi!”, ka shkruar Tahiri.

Dje në një video-mesazhin kryeministri Albin Kurti ka thënë se Ivanoviq ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesin e komunitetit e qytetit të tij.

Shefi i qeverisë si duket kishte harruar se në janar të vitit 2016, Lideri i Nismës Serbia, Drejtësia, Demokracia, Oliver Ivanoviq, ishte i akuzuar për krime lufte në vitin 1999 si dhe vrasje të rëndë në vitin 2000. Ai ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me nëntë vjet burg. Me pas, rasti i tij ishte kthyer në rigjykim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.