Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Krasniqi shpreh ngushëllimet për vdekjen e akademikes Edi Shukriu, thotë se la gjumë në vend

Gazeta10
17 January 2023 - 13:57

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e akademikes Edi Shukri, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se Shukriu ka lënë gjurmë në Kosovë me angazhimin e saj publik.

Më tej, Krasniqi ka thënë se është një model i gruas shqiptare.

Tutje, ai ka thënë se do të mbetet në kujtesën tonë kolektive.

Këtu keni postimin e plotë:

“I hidhur lajmi për vdekjen e Akademikes Edi Shukriu, e cila me angazhimin e saj publik la gjurmë në vendin tonë. Profesoresha Shukriu veçohej edhe për kontributin e saj shkencor tejet të vlefshëm në fushën e arkeologjisë dhe anropologjisë.

Një ndër shembujt e parë dhe shembull model i gruas kosovare, të pavarur dhe të arsimuar. E tillë do mbetet në kujtesën tonë kolektive Edi Shukriu.

Ngushëllime familjarëve, miqëve dhe bashkëpunëtorëve të saj!”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.