Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Barcelona synon transferimin e Ilkay Gundogan

Gazeta10
18 January 2023 - 13:31

Barcelona synon transferimin e mesfushorit gjerman, Ilkay Gundogan, si transfer të lirë, pasi kontrata e tij me Manchester Cityn skadon në fund të këtij sezoni.

‘Blaugranët’ janë duke kaluar ende nëpër një krizë financiare dhe një transferim i tillë me parametra zero do të ishte i mirëseardhur në kampin katalan.

Gundogan është ende në negociata me Cityn për rinovimin e kontratës, por ende nuk është arritur asnjë marrëveshje mes të dy palëve, dhe tanimë duket se ai po kalon edicionin e tij të fundit në Ligën Premier.

Gundogan përlqehet shumë edhe nga trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, i cili do ta dëshironte transferimin e tij në “Camp Nou”.

32-vjeçari është pjesë e Manchester Cityt që nga viti 2016, ku u transferua nga skaudra gjermane, Borussia Dortmund.

Që nga ardhja e tij në Manchester, ai ka qenë njëri nga lojtarët kyç të repartit të mesfushës në këtë skuadër.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.