
Mbrojtja e Kadri Veselit e ka sfiduar edhe një herë prokurorinë me vendime të Tribunalit për ish Jugosllavi. Ben Emmerson, avokat i zotit Veseli foli rreth akuzes për përgjegjesi komanduese në UÇK që Prokuroria e Specializuar e pretendon në aktakuzën kundër krerëve të UÇK-së.
Emmerson ia rikujtoi prokurorit Alan Tieger se sa ishte edhe ai vet prokuror në ICTY, aty nuk kishte akuzë për përgjegjësinë komanduese kundër Ramush Haradinaj.
Ai ka thënë se Ushtria Çlirimtare nuk kishte arriturë asnjëhere formesimin e saj si një organizatë ushtarake sic po e prezanton ZPS-ja.
Gjatë fjalës së tij, Emmerson theksoi se deri në fillimin e bombardimit të NATO-së, gjë që e kishte ndryshuar terësisht situatën në Kosovë, UÇK kishte kaluar nëpër faza të ndryshme të organizimit. Por, ka thënë ai, asnjëherë në atë nivel sa që të konsiderohet një organizim i mirëfilltë me një zingjir të qartë komandues./Gazeta10