Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

AShAK organizoi mbledhje komemorative në nder të jetës dhe veprës së akademikes Edi Shukriu

Gazeta10
18 January 2023 - 15:58

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Kosovës ka organizuar një mbledhje komemorative në nder të jetës dhe veprës së akademikës Edi Shukriu, raporton Gazeta10.

Të pranishëm kanë qenë kryetari i ASHAK Mehmet Kraja si dhe përfaqësues të ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Të pranishmit në fjalët e tyre të rastit kanë vlerësuar kontributin e Shukriut.

Këtu keni postimin e plotë:

“Nderohet jeta dhe vepra e akademikes Edi Shukriu

Për nder të jetës dhe veprës të akademikes Edi Shukriu, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, organizoi mbledhje komemorative dhe homazhe. Të pranishëm ishin kryetari i ASHAK, Mehmet Kraja, zyrtarë të kabinetit të MKRS-së të kryesuar nga zëvendësministrja e Kulturës, Daulina Osmani, akademikë, profesorë, shkencëtarë, shkrimtarë, përfaqësues të institucioneve të vendit dhe familjarë.

Të pranishmit thanë fjalë krenarie për kontributin e saj si profesoreshë, shkencëtare, studiuese, shkrimtare dhe arkeologe.

Veprimtaria e saj shkencore dhe profesionale në fushën e arkeologjisë dhe historisë antike, në mbrojtjen e integruar të trashëgimisë kulturore dhe prezantimit të trashëgimisë kulturore në vend, do të mbahet mend gjatë dhe do të çmohet gjithmonë nga MKRS” thuhet në njoftimin e MKRS-së. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.