Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Organet gjermane zbulojnë atentatin ndaj Lumir Abdixhikut dhe tre deputetëve të LDK-së

Gazeta10
18 Janar 2023 - 20:06

Një atentat ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe tre deputetëve të kësaj partie ishte planifikuar në Kosovë.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës10, të cilët kanë konfirmuar se ekziston kërcënimi ndaj kryetarit të LDK-së dhe tre deputetëve të kësaj partie (emra të njohur për redaksinë).

Burime të Gazetës10 theksojnë se kërcënimi është denoncuar nga organet gjermane të sigurisë, të cilat kanë rënë në gjurmë të një përgjimi ku flitet për një atentat direkt ndaj kryetarit të LDK-së dhe deputetëve të kësaj partie.

Burimet kanë bërë të ditur po ashtu, se organet e Gjermanisë kanë njoftuar për këtë rast edhe Policinë e Kosovës. /Gazeta10

Lajmi në përditësim….

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.