Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është treguar i ashpër sot në seancën e Kuvendit të Kosovës për skandalin e ambasadorit Martin Berishaj duke kërkuar shkarkim e hetim.
Ai ka thënë se kjo qeveri e skandaleve po i ikë përgjegjësisë që e ka marrë nga populli.
Sipas tij, skandali me Martin Berishajn është i patolerueshëm.
Ai i ka shtruar gjashtë pyetje kryeministrit Kurti që po fshihet pas Martin Berishajt.
- Qysh mundet me marrë nënshtetësinë brenda një dite Martin Berishaj dhe të nesërmen të bëhet ambassador?
- Si e mori dritën e gjelbër nga organet e sigurisë brenda një dite?
- Këtë javë ministrja Gërvalla tha se i beson atij por pa na treguar pse po e mbron aq shumë?
- Si mundet që ai është ende në detyrë dhe nuk është shkarkuar dhe hetuar më tutje?
- Kryeministri Kurti duhet të na tregojë se si u përdorën mbi dy milionë euro nga linja Marting Berishaj për fushatën e VV-së që raportuan mediat?
- Si mundet kryeministri të hesht për këtë dhe po i dëshmon lidhjet e ngushta që ka me Berishajn e rrjedhimisht me mafinë energjetike në rajon.