
Paris Saint-Germaini është duke shikuar mundësitë për të përforcuar fazën defanzive për sezonin e ardhshëm dhe raportohet se mbrojtësi Theo Hernandez është prioriteti kryesor i klubit parisien.
Theo Hernandez cilësohet të jetë njëri nga mbrojtësit e krahut të majtë më të mirë në botë dhe në drejtim të francezit kanë ardhur disa oferta nga klubet më të mëdha në Botë.
Paris Saint-Germaini raportohet se për shërbimer e mbrojtësit të majtë do të ofrojë rreth 70 milionë euro.
Ndonëse Theo kishte rinovuar kontratën me Milanin një vit më parë, ai mund të largohet nga “San Siro” në fund të këtij edicioni.
25-vjeçari ka kontratë me ‘Rossonerët’ deri në vitin 2026 dhe vlera e tij në treg është rreth 60 milionë euro.
Ai erdhi te Milani në vitin 2019 nga Real Madridi, për shumën e 22 milionë eurove.
Këtë sezon ai ka zhvilluar 23 ndeshje në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar katër asistime.
Përveç Parisit, edhe Real Madridi ka shprehur interesim që ta rikthejë francezin në klub.