Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Merr fund takimi mbi dy orë në zyrën e Albin Kurtit, emisarët ndërkombëtarë thonë se nuk ishte takim i lehtë

Gazeta10
20 January 2023 - 12:43

Ka përfunduar takimi i gjatë mbi dy orë i kryeministrit Albin Kurti me pesëshen e emisarëve ndërkombëtarë.

I vetmi që ka folur para mediave shkurtimisht është Miroslave Lajçak, i cili ka thënë se nuk ishte një takim i lehtë në zyrën e Kurtit.

“Jemi këtu sot një delegacion i fuqishëm i përbërë nga përfaqësues të SHBA-të, BE, si dhe Francës, Italisë e Gjermanisë. Ky është njjë sinjal i rëndësishëm për angazhimin tonë të fuqishëm që të arrijmë një marrëveshje mes Kosovës dh Serbisë” ka thënë Lajcak.

“Qëllimi i takmit me Kurtin ishte të ta diskutojmë propozimin e normalizimi të marrëdhënieve mes dy vedneve të propozuar në dhjetor. Takimi zgjati mbi dy orë që tregon se nuk ishte i lehtë, por i hapur dhe i sinqertë. S’duam të japim deklarata dramatike sepse jemi në mes të një procesi dhe do të vazhdojmë tani drejt Beogradit. Ajo çfarë dua të them është se kemi pritur një mirëkuptim më të madh për mundësitë që ofron ky propozim. Shpresoj që të arrijmë atje ku e kemi synim dhe do të vazhdojm të angazhohemi në këtë drejtim” ka thënë Lajçak.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.