Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Musliu viziton veriun, ankohet se u prish rruga qe u shtrua para një muaji

Gazeta10
20 January 2023 - 23:47

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka vizituar fshatrat veriore të Mitrovicës, ku ka parë gjendjen pas vërshimeve.

Musliu ka shpërndarë disa fotografi, në të cilën shihet se ura e rrugës që lidh fshatin Dedi – Batahir, është shembur si pasojë e vërshimeve.

“Kjo është gjendja e rrugëve qe u asfaltuan para një muaji në fshatrat veriore të Mitrovicës. Konkretisht Fshati Dedi-Batahir”, ka shkruar Musliu.

Kujtojmë se Mitrovica është njëra nga qytetet më të prekura nga vërshimet si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.

Përmbytjet u kanë shkaktuar telashe edhe qytetarëve në Skenderaj dhe Klinë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.