Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kryeministri Kurti ​në Llaushë, Nura pret përkrahje

Gazeta10
22 January 2023 - 11:40

Kryeministri Albin Kurti ka qëndruar në fshatin Llaushë të Skenderajt për të parë nga afër dëmet e shkaktuar pas vërshimeve. Atje është pritur nga kryetari i Komunës, Fadil Nura, i cili njoftoi për vizitën përmes një postimi në Facebook.

“Sot me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti dhe me ministrat z.Armend Mehaj dhe z.Elbert Krasniqi, vizituam Llaushën, për të parë afër dëmet e shkaktuara nga vërshimet, që përveç ekonomitë familjare dhe bujqësia, edhe infrastruktura publike është në gjendje të rëndë, ku në disa zona është vështirësuar qarkullimi dhe furnizimet. Dëme të konsiderueshme u shkaktuan edhe ne fermën e pulave”, shkroi Nura.

Nura u shpreh se familjet e prekura dhe Skenderaj në tërësi, në këtë gjendje çfarë ndodhen pas përmbytjeve, kanë nevojë më shumë se kurrë për përkrahje nga niveli qendror, që të harrohet ajo që ndodhi e të nisim nga e para./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.