
Një shtetas i Shqipërisë nga mos përshtatja e shpejtësisë ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka dalur jashtë rruge.
Si pasojë e këtij aksidenti në Prizren një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, raporton Gazeta10.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje./Gazeta10