
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, është mbledhur të hënën për të caktuar seancën e re. Në rend dite është interpelanca e Kryeministrit Albin Kurti, në lidhje me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”, raporton Gazeta10.
Në këtë mbledhje do të diskutohen pikat e papërfunduara nga Seancat plenare paraprake./Gazeta10