
Federico Chiesa në afatin kalimtar të verës mund të largohet nga Juventusi.
Siç raportojnë mediat spanjolle, Real Madridi ka shprehur interesim për sulmuesin italian.
Chiesa po kalonte në një formë të jashtëzakonshme me Juventusin në edicionin e kaluar, por lëndimi i tij i rëndë ka ndikuar edhe në formën e tij.
Më dënimin e fundit të marrë me minus 15 pikë në kampionatin italian, Juventusi vështirë se do të arrijë garat evropiane për edicionin e ardhshëm dhe në verë
pritet të ketë largime në kampin e ‘Zonjës e Vjetër’.
Real Madridi në anën tjetër është në kërkim të përforcimit të fazës ofanzive për edicionin e ardhshëm dhe Chiesa është njëri nga prioritetet e klubit.
Chiesa ka kontratë me ‘Biankonerët’ deri në vitin 2025 dhe vlera e tij në treg është rreth 60 milionë euro.
25-vjeçari ka zhvilluar gjashtë ndeshje deri më tani në kampionatin italian, prej të cilave ka kontribuar edhe me dy asistime.