Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë

Gazeta10
23 January 2023 - 15:37

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.

Në njoftimin e lëshuar nga qeveria thuhet se në këtë takim të fundit gjatë mandatit të tij, Kurti e falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin në Kosovë.

“Ai vlerësoi angazhimin e tij për thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, si dhe për projektet e përbashkëta në fusha të ndryshme. U theksua se lidhjet ndërmjet dy vendeve janë të thella, prandaj mbi këtë bazë ka angazhim për avancim të mëtejmë të bashkëpunimit të ngushtë”.

“Duke shprehur mirënjohje për kontributin e tij për Republikën e Kosovës, Kryeministri Kurti i uroi ambasadorit Sakar suksese në angazhimet e tij të radhës”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.