Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Haradinaj- Qeverisë: Mirë po e gënjeni popullin, rritja e çmimeve ua ka vështirësuar jetën

Gazeta10
24 January 2023 - 17:11

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se fatura e tatimit në pronë për vitin 2023 është shumëfishuar me një ndërhyrje të ministrisë së Financave.

Haradinaj, ka thënë se jetesa e qytetarëve është vështirësuar nga rritja e çmimeve

“Jetesa e qytetarëve është vështirësuar nga rritja e çmimeve. Përkundër këtyre fakteve të dukshme nuk kishte asnjë veprim nga Qeveria e Kosovës për të frenuar inflacionin dhe për të lehtësuar jetën e qytetarve. Ky veprim është edhe një goditje ndaj financave të qytetarëve. Me dhunë e përmes ligjit, financat e qytetarëve po barten nga xhepi i tyre në arkën e shtetit dhe në fund as nuk shpenzohet buxheti dhe as nuk mbështetet qytetari i Kosovës. Mirë po e gënjen popullin. I mirë është edhe në veprime që janë në kundërshtim me premtimet dhe me Republikën e Kosovës. Por durimi ka kufi! Mjaft!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Tutje, Haradinaj ka thënë se fatura e tatimit në pronë u shumëfishua me një ndërhyrje në Ministrinë e Financave.

“Fatura e tatimit në pronë për vitin 2023 është shumëfishuar me një ndërhyrje të Ministrisë së Financave./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.