Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Me breshri plumbash, vritet një 48-vjeçar në Kaçanik

Gazeta10
24 January 2023 - 19:50

Raporti: Viola Korça / Kanal10

Një 48-vjeçar është vrarë në mbrëmjen e së hënës në Kaçanik. Policia ka bërë të ditur se viktima është gjetur pa shenja jete në një veturë në magjistralen Ferizaj-Kaçanik. Familjarët e viktimës i kanë thënë televizionit se nuk e dinë se si ka ardhur deri te vrasja.

Shenjat e një breshërie plumbash të një nate më parë, kanë mbetur edhe të martën.

Jo shumë larg vendit ku dyshohet të ketë ndodhur krimi, në fshatin Soponicë, Policia ka gjetur një automjet tjetër të përfshirë nga flaka, me ç’rast dyshohet se mund të jetë përdorur në kryerjen e vrasjes.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanum Veseli për rastin është duke u hetuar intensivisht, derisa të dyshuar janë një apo dy persona.

Kanal 10, gjatë ditës, ka qëndruar edhe tek familja e tashmë të ndjerit, në fshatin Dogaj të Kaçanikut, ku janë hapur dyert për ngushëllime.

Ata nuk kanë pranuar të flasin, derisa prapa kamerave kanë thënë se janë shumë të tronditur me rastin dhe se ende nuk dinë për motivet.

Por, sipas bashkëfshatarëve, viktima dhe një person që mund të dyshohet se e ka kryer vrasjen, edhe më herët kanë pasur probleme mes vete.

Ndërkaq, dyshohet se më parë, tani i ndjeri, ka qenë i përfshirë në disa vepra penale.

Por, gjatë ditës, Prokuroria Themelore në Ferizaj nuk ka pranuar të jap detaje lidhur me këtë rast.

Trupi i pajetë i viktimës, Nysret Cena, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.