Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Gjermania i dorëzon Ukrainës 14 tanke ”Leopard 2”

Gazeta10
25 Janar 2023 - 14:13

Gjermania synon të dorëzojë 14 tanke kryesore luftarake ”Leopard 2”, të modelit A6, nga rezervat e Bundeswehr, në Ukrainë, konfirmoi zëdhënësi i qeverisë, Steffen Hebestreit.

“Njoftimi është hapi i parë, me synimin për grumbullimin e shpejtë të dy batalioneve tankesh me tanke ‘Leopard 2’. Qeveria gjermane do të lëshojë licencat e nevojshme”, thuhet në një deklaratë, shkruan ATSh.

Paketa mbështetëse do të përfshijë gjithashtu trajnime, logjistikë dhe municione, përcjell Gazeta10.

“Ky vendim ndjek linjën tonë të njohur për të mbështetur Ukrainën me të mirën e aftësive tona. Ne po veprojmë ndërkombëtarisht në një mënyrë të koordinuar ngushtë”, theksoi kancelari Olaf Scholz nga Berlini./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
10 Maj 2026
Uncategorized
24 Prill 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.