Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

​Arteta: Është ndjenjë e çuditshme që unë po e rivalizojë Guardiolan

Gazeta10
25 January 2023 - 18:48

Mikel Arteta, trajneri i Arsenalit, ishte asistent i Guardiolës te Manchester City dhe pranon se është një ndjenjë e çuditshme që ai po lufton me bashkkombasin e tij.

 “Topçinjtë” kryesojnë Premier Ligën, me 50 pikë, ndërsa “Qytetarët”, që kanë një ndeshje më shumë në krahasim me londinezët, janë në vendin e dytë, me 45 pikë.

“Më mirë do ta bëja me trajnerë të tjerë. Kur jemi në këtë lloj lufte, gjithmonë diçka del në mes. Është një ndjenjë e çuditshme”, ka thënë Arteta.

Trajneri më pas foli edhe për reprezentuesin ukrainas Zinchenko për të cilin tha se është lojtar i shkëlqyer.

“Ne e dimë se ai është një lojtar i shkëlqyer dhe se jep gjithçka që duhet për pozicionin e mbrojtësit të majtë. Ai na jep shkathtësi, por është gjithashtu një lojtar i vëmendshëm, ai gjen hapësira që janë shumë të rëndësishme për ne. Do të theksoja intensitetin dhe përvojën e tyre nga e kaluara dhe që janë të dobishme tani”, theksoi Arteta.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.