Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Lajçak në darkë pune me Bislimin

Gazeta10
25 January 2023 - 19:43

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, pritet të takohet sonte me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Kështu konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Klisman Kadiu, këshilltar për media i zëvendëskryeministrit. Ai tha se Lajçak dhe Bislimi do të takohen për një darkë pune.

Kanal10 raportoi më herët gjatë dirës së Lajçak mbrëmjen e 25 janarit do të qëndrojë në Prishtinë.

Qeveria e Kosovës tha po ashtu më herët se nuk ka asnjë kërkesë për një takim mes Lajçakut dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Për agjendën e zotit Lajçak, ju lutemi që t’i drejtoheni ekipit të tij. Për takimet e kryeministrit Kurti me zotin Lajçak njoftoheni gjithmonë paraprakisht. Ne nuk kemi pranuar ndonjë kërkesë zyrtare nga Lajçak për takim me kryeministrin Kurti”, u tha në një përgjigje dërguar Kanal10 nga Zyra e Kryeministrit Kurti.

Për këtë vizitë të Lajçakut ende nuk ka detaje të hollësishme, por diplomatët në Bruksel pohojnë se edhe këtë vizitë duhet parë si vazhdim të përpjekjeve dinamike për të bindur palët që të pranojnë propozimin evropian për marrëveshjen bazë për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.