
Barcelona është gjysmëfinalisti i parë i Kupës së Mbretit këtë edicion, pas fitores minimale që e arritën kundër Real Sociedadit me rezultat 1-0.
“Blaugranët” e dominuan ndeshjen dhe në fund arritën një fitore më se të merituar.
Përkundër dominimit të Barcelonës, pjesa e parë përfundoi pa gola, 0-0.
Momenti vendimtar i kësaj ndeshje ishte ai i minutës së 52-të, kur Ousmane Dembele kaloi skuadrën e tij në epërsi.
Me këtë fitore, Barcelona arrin gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit, për herë të parë që nga viti 2021.