Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Prokuroria jep detaje për plagosjen në Fushë Kosovë, e cilëson si vrasje të rëndë në tentativë

Gazeta10
28 January 2023 - 14:24

Prokuroria Themelore është deklaruar rreth plagosjes së dyfishtë në Fushë Kosovë që ndodhi këtë shtunë.

Nëpërmjet një kumtese për media, Prokuroria bën të ditur se mbi të dyshuarin për plagosjen rëndojnë veprat “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, raporton Gazeta10.

“Ju njoftojmë se me të pranuar informatën, prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes me njësite e tjera relevante, ku sipas informatave fillestare mund t’iu njoftojmë se nga të shtënat me arme zjarri nga një i dyshuar, janë plagosur dy femra të cilat janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar në drejtim të veprave penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se janë duke punuar ngushtë me policinë rreth ndriçimit të plotë të rastit.

“Ne koordinim me Policinë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sigurimit të prezencës së të dyshuarit në procedure penale, si dhe për t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti”., thuhet në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.