Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Lukaku nuk dëshiron të kthehet tek Chelsea, pranon ulje të pagës tek Inter

Gazeta10
28 January 2023 - 16:06

Sipas Tuttosport, Romelu Lukaku është gati të bëjë një ulje page për të shmangur rikthimin në Chelsea në verë, ndërsa Hakan Calhanoglu së shpejti do të nënshkruajë një zgjatje të kontratës.

Lukaku u rikthye në Stadio Meazza në formë huazimi verën e kaluar dhe Nerazzurrët do të vendosin nëse do ta mbajnë atë për një sezon më shumë në varësi të paraqitjeve të tij në pjesën e dytë të sezonit, përcjell Gazeta10.

Reprezentuesi belg është i interesuar në Inter në seyonin 2023/24, duke shmangur një rikthim në “Stamford Bridge”, dhe sipas TuttoSport, ai është gati të pranojë ulje page për të qendruar në Itali.

Ndërkohë, sipas raportit, Calhanoglu është gati të nënshkruajë një vazhdim të kontratës me Nerazzurrët.

Nerazzurrët kanë zhvilluar bisedime me agjentin e tij së fundmi dhe janë të sigurt për finalizimin e marrëveshjes pas përfundimit të afatit kalimtar të janarit, duke zgjatur qëndrimin e mesfushorit në klub përtej 2024.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.