
Afati i transferimeve të kësaj vere sigurisht që do të jetë i madhe për Real Madridin, me Jude Bellinghamin që po shihet si objektivi kryesor i klubit dhe me disa lojtarë që mund të largohen për të ndihmuar në lehtësimin e transferimit të mesfushorit të Borussia Dortmund.
Mariano Diaz do të largohet nga Real Madridi kur t’i skadojë kontrata dhe drejtuesit e klubit do të shpresojnë të organizojnë një largim për Eden Hazard.
Dyshja nuk janë në planet e tanishme apo të ardhshme të Carlo Ancelottit, kështu që ata do të lejohen të largohen nga Santiago Bernabeu.
Sipas gazetës AS, ‘heqja qafe’ e pagave të tyre mund të ndihmojë klubin të gjenerojë fonde shtesë për marrëveshjen e Bellingham, por mund të lejojë gjithashtu blerjen e një sulmuesi rezervë, që është një tjetër nga objektivat e Real Madridit për verën./Gazeta10/