
Barcelona po e monitoron sulmuesin Joao Felix, të cilin po synon ta transferojë në fund të sezonit, ka njoftuar sajti “Sport” të hënën.
Felix u huazua te Chelsea, por në verë do të kthehet tek Atletico Madridi, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2027.
“Blaugrana” po e shohin Felixin si përforcim të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm dhe së shpejti do t’i nisin negociatat me Atleticon.
Tek Atletico nuk llogaritin shumë në portugezin, i cili është i gatshëm të bashkohet në “Camp Nou”.
23-vjeçari është pjesë e Atleticos prej vitit 2019, këtë sezon në total ka pesë gola e tri asistime në të gjitha garat./Gazeta10/.