Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Juventus nuk dëshiron shërbimet e Paredes

Gazeta10
30 January 2023 - 13:03

Mesfushori Leandro Paredes do të rikthehet te skuadra e Paris Saint-Germainit në fund të këtij sezoni, përcjell “Tuttosport” të hënën.

Paredes u huazua te Juventusi para fillimit të këtij sezoni, por ekipi italian ka vendosur që mos të shpenzojë 15 milionë euro për blerjen e lojtarit.

29-vjeçari nuk ka bindur me paraqitjet e tij tek “Zonja e Vjetër” dhe nuk konsiderohet titullar nga trajneri Massimiliano Allegri.

Në 18 ndeshje të luajtura deri më tani, Paredes ka vetëm një asistim te Juventusi, ndërsa për “Le Parisiens” ka kontratë deri në vitin 2024./Gazeta10/.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.