
Kastriot Selmani ka shënuar golin e vetëm për Dritën që mposhti Kryvbas Kryvyi në miqësoren e zhvilluar në Antalia të Turqisë.
Drita fitoi të hënën me rezultatin, 1:0 ndaj ekipit elitar të Ukrainës.
Selmani shënoi një gol nga një largësi mbi 20m në minutën e shtatë.
Drita edhe ndeshjen e parë miqësore e fitoi me rezultatin, 1:0.
Më 3 shkurt luan kundër Liepajas, ndërsa më 6 shkurt ndeshjen e fundit kundër Randersit të Danimarkës, ku edhe përfundon ndeshjet miqësore./Gazeta10/.